Zinedine Zidane do kthehet sërish në stolin e Real Madridit dhe kjo është tashmë zyrtare.
I larguar befas verën e kaluar sapo morri të tretin Champions radhazi me Mbretërorët, francezi legjendar, si futbollist por dhe si trajner, së paku me Realin, do kthehet sërish në stolin e këtij të fundit duke zëvendësuar Santiago Solarin, i cili nuk po ia del dot.
Reali ndodhet sot në ditën më të keqe, ku pas ka lënë një humbje turpëruese me Barçën, rivalen e përjetshme, e më pas me Ajaxin, duke u eliminuar përfundimisht nga Champions, pa patur ndërkohë asnjë shans për ndonjë trofe këtë sezon.
Tashmë pritet me interes se ç’do mund të bëjë francezi me një ekip pa yllin Cristiano Ronaldo. /tesheshi.com/