Selim Belortaja, një nga ekpertët më të mirë të ekonomisë në Shqipëri, i cili është zv.ministër i Jashtëm për çështjet e marrëdhënieve të diplomacisë ekonomike, ka shkruar në statusin e tij në Facebook, se në Samitin e Stambollit të Vendeve të Konferencës Islamike, u fol shumë mirë për Shqipërinë.
Prej vitesh, qarqe të ndryshme në vend, ata që i frynë islamofobisë, kanë akuzuar pjesëmarrjen tonë në këtë organizëm botëror, kur Shqipëria nuk ka paur asnjë të keqe nga vendet e Konferencës Islamike.
Profesor Belortaja, thekson në statusin e tij, ku sjell edhe foto me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, se anëtare vëzhguese në KI janë edhe vende jo myslimane si Rusia etj.
Madje shton se gjyha zyrtare e folur në Samit ishte anglishtja…
Statusi i plotë
“Organizatën e Bashkëpunimit Islamik kam përshtypjen se e shohim pak ..gabim.
Në fakt, është një grupim (i madh) shtetesh që përpiqen të ndajnë vlera paqeje, ndihme, dialogu e tolerance.
Veç 56 anëtarëve, me status vëzhguesi aty janë edhe OKB, Liga Arabe, Lëvizja e të Paangazhuarve, Org. e Kooper. Ekonomik, madje edhe vende si Rusia, Bosnja&Hercegovina, etj.
Askush s’është goditur më rëndë nga terrorizmi e ekstremizmi i bërë në emër të islamit -se sa vetë ..bota islamike, vendet e kësaj bashkësie! –Këtë e nënvizoi edhe Samiti i Stambollit.
36 nga keto vende kane njohur Kosovën, ndërsa dje presidenti Erdogan u tha pjesës tjetër: nuk keni asnjë justifikim pse e zvarrisni këtë njohje. Duhet ta bëni që sot, pse ..nesër?
Ne e paragjykojmë si një organizatë puro fetare. “Kini parasysh: nuk jemi nje organizatë fetare” -më tha dje, Sekretari i Përgjithshëm i OBI-t; ‘jemi organizatë politike! Dhe e çmojmë shumë praninë e Shqipërisë mes nesh.
Ashtu si mirëkuptojmë dhe pozitën e saj të veçantë në raportet tona. i respektojmë aspiratat e angazhimet prioritare që ka, duam vetëm komunikim normal -që është i dobishëm për të gjitha palët..’.
Këto nuk m’i tha as në arabisht as në turqisht, por në një anglishte të rrjedhshme amerikane..”
/tesheshi.com/