“Mount Vesuvius” tashmë është në zjarr dhe banorët lokalë janë evakuuar pasi zjarrfikësit po përpiqen që të luftojnë flakët e shumëfishta.
Re të errëta tymi shpërthyen rreth Napolit dhe zonat përreth, duke shkaktuar frikë se vullkani po shpërthente.
Megjithatë, është konfirmuar që shkaktar në fakt janë një seri zjarresh në sipërfaqe që kanë shkatërruar hektarë pyjesh në atë zonë.
Zjarrfikësit që po luftojnë me flakët janë munduar që t’i fusin ato nën kontroll pasi ajo është përhapur nëpër zona të thata dhe të pyllëzuara.
Zyrtarët kanë frikë se zjarri mund të përhapet në vendet e grumbullimit të mbeturinave në shpatet e vullkanit, që mund të rezultojë në shëllunga të mëdha tymi toksik që do të lëvizin përmbi qytet.
Policia tha se beson se zjarret janë rezultat i faktorit njeri, por nuk kanë konfirmuar nëse ato janë nisur qëllimisht.
Një numër zjarresh të ndara po digjen në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri.
Ndërsa rrugët drejt vullkanit mbeten të hapura, turistët janë paralajmëruar të qëndrojnë larg dhe një numër personash lokalë janë evakuar nga shtëpitë e tyre.
Vullkani është i famshëm për shpërthimin e saj në vitin 79AD, i cili kishte mbuluar qytetet e afërta të Pompeit dhe Herculaneum me hi dhe llavë të shkrirë, duke vrarë mijëra njerëz. /tesheshi.com/