Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Zjarret që dogjën Butrintin e mundshëm nr. 2: ç’përfaqëson Finiqi i harruar?

Reagimi i ashpër i njohësit të trashëgimisë Auron Tare pas një zhvillimi kobzi për pasurinë antike shqiptare

by te Sheshi
09/08/2024
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 4 mins read
A A
Zjarret që dogjën Butrintin e mundshëm nr. 2: ç’përfaqëson Finiqi i harruar?
44
SHARES

Një zjarr përfshiu mesditen e së enjten fshatin Finiq, si dhe parkun arkeologjik të atyshëm. Finiqi, pak kilometra larg Sarandës, është një ndër dy bashkitë minoritare në Jug, drejtuar vëllai i Filip Çakulit si kryebashkiak, Romeo Çakuli.

E dhimbshme në atë zjarr, veç dëmeve në pronë private, kryesisht ullinj, është dhe cenimi nga flakët i rrënojave arkeologjike. Është njësoj sit ë binte një zjarr në Butrint, ndonëse Finiqi ka ngecur në të qënit Butrint nr. 2, që me gjasë do ishte po aq i famshëm, edhe nga fakti i pozicionit gjeografik, majë kodrës.

Ka qenë kjo arsyeja që e ka çuar ish-drejtorin e Butrintit, Auron Tare, të reagojë ashpër, për atë që ai e konsideron pandjeshmëri e paaftësi shtetërore ndaj Finiqit.

Se ç’përfaqëson ai për trashëgiminë antike, e sqaron pikërisht Tarë në një reagim në FB.

“Sot zjarri në mesditë shkrumboi Finiqin, një nga qytetet më të njohura të botës antike.

Përveç ndonjë lajmi të thatë për një zjarr të rëndomtë, askush nuk foli për katastrofën kulturore ndaj këtij qyteti antik.  

I rrethuar me mure madhështore me blloqe monolite, me një Akropol diku shtatë herë më të madh se ai i Athinës, me një Teatër që mbante mbi 15 mijë spektatorë, me një histori aq të lavdishme sa pakkush e ka, Finiqi është i harruar, i braktisur dhe i panjohur masivisht nga publiku shqiptar.

Kryeqytet i Epirit, vendi ky familja mbretërore Molose kishte fronin e vet, ku Kaonët epirotë lulëzuan në tregëti, arte dhe kulturë, vendi nga ku Aleksandri i Epirit, vëllai i Olimpias, nënës së Aleksandrit të madh, filloi fushatën e tij ushtarake dhe prej nga transportoi elefantët e derguar nga nipi i tij i famshëm në anije ushtarake drejt gadishullit italik. 

Qyteti ku Republika Romake dhe Mbretëria Maqedonase firmosen të parin Traktat për t’i dhënë fund luftimeve mes tyre. I pushtuar dhe i plaçkitur rëndë nga Ilirët e Teutës që e rrethuan papritur, i tradhëtuar nga mercenarët galë dhe i riplaçkitur nga trupat e Paulius Aemilius, prokonsullit romak në Luftën Epirote, Finiqi nuk u dogj asnjëherë. Madhështia i bëri të gjithe ushtritë luftuese që ta nderonin këtë qytet famëmadh me një kulturë dhe arkitekturë mbresëlënëse. 

Kërkimet arkeologjike dhe zbulimet u firmosën për herë të parë në kohën e Mbretit Zog, nga i njohuri arkeolog Ugolini. Gjatë periudhës së komunizmit u bënë një sërë ekspeditash arkeologjike dhe restauruese.

Pas rënies së komunizmit ishte një nga vendet ku u gërmua sistematikisht me ekskavator nga kërkuesit e thesareve duke dëmtuar rëndë struktura të tëra arkitekturore.

Në 1996, eksploratori i famshëm norvegjez Thor Heyderal e vizitoi Finiqin me idenë e një ekspedite ndërkombëtare arkeologjike, por ‘97-ta e pengoi këteëide interesante.

Në 2002-shin, nën projektin e Parkut Kombëtar të Butrintit, me mbështetjen e fondacionin privat amerikan Coolidge nga Boston MA dhe Shërbimit Kombëtar të Parqeve Amerikane, u bë e mundur vendosja e nje ekipi prej gjashtë rangers për të mbrojtur këtë thesar historik.

Me ardhjen e Berishës II, ky shërbim u shkri dhe që prej asaj kohe Finiqi është zhytur në harresë totale institucionale. Nëse lexuesi do të lexoje se një nga ministrat e Kulturës nuk e dinte se ku binte Finiqi apo se një pjesë e mirë e baballarëve të kombit nuk e dinte se çfarë është apo ku bie,  jam i sigurtë që nuk do ta besojnë. Fatkeqësisht është e vërtetë.

Finiqi, ashtu si pjesa më e madhe e Trashëgimisë Kombëtare, është pjesë e një harrese dhe neglizhence të frikshme. Edhe pse është premtuar gjerësisht krijimi i një strukture që do të mbronte dhe mirëmbante monumentet e kulturës si dikur nën “çatinë” e Institutit te Monumenteve të Kultures, apo një strukturë të dedikuar pavarësisht emrit, monumentet e trashëgimisë janë të braktisura apo të harruara.

Çdo justifikim për mungesa apo pengesa burokratike janë totalisht të pavërteta. 

Me një llogaritje të thjeshtë mund të kuptoni se Parku Kombetar i Butrintit (një fshat i vogël në kohën e madhështisë së Finiqit) nxjerr diku tek dy milion euro të ardhura nga biletat. Dy milion euro janë mjaftueshëm për të mbajtur në këmbë të gjithë rrjetin e monumenteve të kulturës në rrethin e Sarandës, përfshi këtu edhe fondet direkte apo indirekte shtetërore që shkojnë për tendera në fushën e turizmit/trashegimisë. Dhe   do të shikoni se nuk është çështje fondesh, por paaftësie dhe neglizhence totale ndaj trashëgimisë.

Zjarri i sotëm I cili shkrumboi tërësisht Parkun Arkeologjik të Finiqit duke dëmtuar monumentet dhe strukturat antike, tregon më së mirë braktisjen e këtij qyteti antik vetëm 9 km nga Saranda.

Harresa dhe braktisja e këtij qyteti madhështor që sot u bë shkrumb nuk ka lidhje me barbarët e dikurshëm, por në rradhë të parë me frymën  indiferente të publikut dhe me paaftesinë burokratike të institucioneve të cilat nuk po kuptojnë se trashëgimia kulturore është çelësi i  një turizmi largpamës dhe mundësi për zhvillimin ekonomik”, shkruan Tare.

Related Posts

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në
Analizë

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!
Analizë

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
Next Post
Qytetet ruse në zjarr

Qytetet ruse në zjarr

Tragjedia “Titan” drejt gjyqit

Tragjedia “Titan” drejt gjyqit

Tapa me filetim mbush 135 vjet: a do të mbijetojë versioni i ri “eco”?

Tapa me filetim mbush 135 vjet: a do të mbijetojë versioni i ri “eco”?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shuhet një majtist me nam

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni