Zjarret në Irlandë kanë zbuluar një pikë referimi të epokës së Luftës së Dytë Botërore që ishte fshehur për vite të tëra nën pyje.
Një njësi ajrore e policisë irlandeze zbuloi fjalën EIRE, që do të thotë Irlandë, duke qenë më mision vrojtues nga një zjarr i rëndë në Bray Head, një kodër që gjendet rreth 20 kilometra në jug të kryeqytetit Dublin me pamje nga deti irlandez.
Më shumë se 80 shenja të tilla u krijuan gjatë luftës për të paralajmëruar pilotët aleatë se ata po fluturonin mbi një vend neutral.
Raportet lokale përmendën një zëdhënës të trupave ajrore duke thënë se shenjat janë të zakonshme në bregun perëndimor të Irlandës përballë Oqeanit Atlantik, por të pazakonta në bregun lindor.
Trupat Ajrore të Irlandës thonë se shenjat janë vënë me kërkesën e Forcave Ajrore të SHBA për pilotët e saj, që t’i përdornin ato për orientim.
Vullnetarët kanë rikthyer disa nga shenjat që ishin të paqarta. /tesheshi.com/