Të paktën pesë të vdekur dhe 11 të plagosur. Ky është bilanci i një zjarri që përfshiu një ndërtesë në Saint-Denis, në periferinë veriore të Parisit. Flakët përfshinë ndërtesën gjatë natës së të hënës duke zbardhur e marta dhe shkaktuan shkatërrimin total të katit të katërt të godinës. Pas disa orësh punë, zjarrfikësit arritën të shuajnë flakët, pa arritur ende të zbulojnë se cilat ishin shkaqet e tij.
Pesë viktimat, të gjithë të gjetur mes rrënojave “ishin përfshirë nga flakët dhe për momentin është e pamundur të identifikohen”, tha një zëdhënës i zjarrfikësve. Mes 11 të plagosurve, dy ndodhen në gjendje të rëndë, pasi janë hedhur nga dritarja e katit të lartë të ndërtesës, duke tentuar të shpëtojnë nga flakët.
Zëvendës bashkiaku i Saint-Denis Stephane Peu, i cili mbërriti me shpejtësi në vendngjarje, deklaroi se ndërtesa ishte rikonstruktuar sëfundmi dhe nuk klasifikohej si “ndërtesë në rrezik”. /tesheshi.com/