Presidenti ka dalë në mbrojtje të princit saudian të kurorës Mohammed bin Salman, duke thënë se ai nuk ka asnjë informacion në lidhje me atë që ndodhi në ndërtesën e konsullatës saudite në Stamboll.
Trump shkroi Twitter në lidhje me një bisedë të bërë me princin, duke thënë: “Unë fola me princin e kurorës së Arabisë Saudite. Ai më tha se nuk ka asnjë informacion në lidhje me atë që ndodhi në ndërtesën e konsullatës saudite në Turqi. Ai më tha se do të veprojë shpejt në mënyrë që të përfundojë hetimet për këtë çështje. Së shpejti do të njihemi me përgjigjen”, tha Trump.
Zyrtarët turq besojnë se Khashoggi është vrarë nga agjentët saudite në konsullatën e Riadit në Stamboll dy javë më parë, por autoritetet e Mbretërisë e mohojnë me forcë. /tesheshi.com/