Qeveria shqiptare, me gojën e ministres Xhaçka, apeloi qytetarët shqiptarë në radhën e gjatë e të mundimshme në Kakavijë, që të kthehen pas e të gjejnë një tjetër kohë të përshtatshme për të vijuar rrugën drejt Greqisë.
“Nuk i thyejmë dot rregullat, nuk vendosim politikën që vendos shteti fqinj, por mund të bëjmë që të kërkojmë më shumë kapacitet dhe njerëz që procesi të jetë me ritme më të mira, nga dje sot kemi përmirësim, qoftë qytetarëve brenda një ore qoftë me fluksin e gjithë ditës, por nuk është i mjaftueshëm, që e gjithë radha të mund të kalojë kufirin deri në momentin që do të hyjnë rregullat e reja.
Prandaj kemi njoftuar qytetarët që të ushtrojnë arsye, se një pjesë e madhe nuk do të arrijnë të kalojnë kufirin, dhe do ishte e udhës që të ktheheshin në shtëpi dhe t’i nënshtrohen rregullave të reja”, tha gruaja në krye të mbrojtjes shqiptare.
Ajo mohoi që të ketë ndonjë tendencë nga pala greke në të gjithë këtë që po ndodh, duke potencuar faktin se gjithçka uron nga situate pandemike, e cila mbi të gjitha është globale.
Kjo nuk është një situatë e zakonshme, nuk na e merrte mendja që do jetonim në një situatë të tillë ku e gjithë bota është paralizuar nga COVID dhe nuk duhet të sillemi sikur kjo nuk ekziston.
E mirëkuptoj dhe pa diskutim në aspektin njerëzor jam e keqardhur për ata njerëz që kanë punë urgjente dhe tani kanë të drejtë me ngut për t’u kthyer, se bëhet fjalë për ata që kanë mundësi të udhëtojnë.
Nga ata që udhëtojnë janë 80% rezident, të tjerë nënshtetësi greke, që nuk bëhet fjalë për udhëtim turistik dhe ky korridor është i hapur vetëm për këtë kategori, që do të thotë nuk ka tendencë për t’i lënë njerëzit në radhe dhe pastaj për shumë shqiptar që janë rezident, që punojnë e jetojnë, paguajnë taksa dhe kontributor.
Nuk ka tendencë, ne po informojmë njerëzit, që po njoftojnë njerëzit për ritmet e hyrjes, që të bëjnë llogaritë e tyre që nuk e kalojnë kufirin dot sot.
Deri sa të mbyllet pika, shpresojmë që ky orar të shtyhet dhe ka predispozitë pozitive për të rritur kapacitet njerëzor, qoftë për mjekëve dhe për të shtuar sportele, por edhe kjo ka vështirësitë e veta, pavarësisht dashamirësish për ta ofruar.
Shpresojmë që orari të shtyhet.
Të gjithë po humbasim pak nga e përditshmja jonë në këto kohë. Kjo kategori udhëtarësh e kanë pasur mundësinë të lëvizin, kanë ardhur këtu për arsye të tyre, dhe për faktin se kanë lëvizur në kohë të paqarta kanë të detyruar t’u nënshtrohet këtyre masave. Nuk është vetëm Greqia, i ka vendosur Anglia e Francën, nuk protestuam kur Itali mbylli kufijtë, as kur i mbyllëm ne, sepse kjo ishte mënyra jonë për të mbrojtur qytetarët. Këto masa do i respektojmë. Maksimumi është që ritmet të jenë më të shpejta, por kjo nuk do e zgjidh problemin”, tha Xhaçka. /tesheshi.com/