Radio Televizioni Shqiptar tashmë ka një drejtor të ri. Në krye të këtij institucioni, është zgjedhur Thoma Gëllçi.
Nga 11 anëtarët e këshillit drejtues të RTSH-së, 7 prej tyre votuan pro kandidaturës së Gëllçit, i cili garonte së bashku me Petrit Malajn.
Ish-kryeredaktori i gazetës “Zëri i Popullit” është kthyer nga Amerika vetëm pak kohë më parë dhe do të zëvendësojë në këtë detyrë Martin Lekën. /tesheshi.com