Ka përfunduar marrëveshje një mbledhje gati 4-orëshe e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Dy kanë qenë çështjet për të cilat palët janë ndarë, siç shpjegoi dhe përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri.
“Janë dy propozime që na ndajnë: teknologjia në zgjedhje 100 dhe reformimi i administratës zgjedhore. Për sa i përket teknologjisë vullneti ka qenë i qartë që ta aplikojmë ashtu edhe në çështjen e votimit elektronik, por përtej dëshirës iu drejtuam zyrtarisht ODIHR-it që na tha se sistemi duhet aplikuar gradualisht jo më shumë se 10 përqind. Ne po e çojmë edhe më shumë dhe zonat t’i zgjedh PD. Le t’i drejtohemi ODIHR-it së bashku dhe po na ktheu përgjigje pozitive po e marrim këtë risk, por jo nesër të thotë se dështoi sistemi duke vënë në rrezik zgjedhje. Kjo nuk është zgjidhur pavarësisht dëshirës.
Ne do adresojmë çdo gjë që është e zgjidhshme edhe e ligjshme. Edhe administrata jo politike duke ofruar kompromisin tonë duke ofruar hapjen e çdo kutie pas rezultati zgjedhor. Këtë se ka pasur askush. Pranuam përfshirjen e monitorimit me kamera në çdo qendër votimi, nëse ka pretendime për shkelje votimi, kemi pranuar reduktim të financimit nga privati. Shpresoj që këto të mos jenë sebepe për të mos e hedhur në erë këtë reformë, por duam të gjejmë rregulla zgjedhore të përbashkëta, nuk duam të mbahemi peng”, tha Gjiknuri.
Nga ana tjetër, dyshja opozitare Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, qenë më dramatikë në qëndrime.
“Të gjitha propozimet tona janë refuzuar pavarësisht fleksibilitetin tonë për çështje të caktuara. PS nuk ka interesin e qytetarëve dhe as reformën zgjedhore”, tha Bylykbashi. /tesheshi.com/