Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Zgjedhjet në Maqedoni, partitë shqiptare kandidojnë vetëm 1 grua për komunat

by te Sheshi
17/09/2017
in Bota & Rajoni, Të fundit
Reading Time: 2 mins read
A A
Zgjedhjet në Maqedoni, partitë shqiptare kandidojnë vetëm 1 grua për komunat

Partitë politike shqiptare në Maqedoni, në garën për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 15 tetor, kanë kandiduar vetëm një grua – Teuta Arifin, e cila do të garojë për komunën e Tetovës, për një tjetër mandate.

Ndërkohë që asnjë femre nuk i është besuar drejtimi i shtabeve partiake për organizimin e zgjedhjeve vendore.

Aktivistet e të drejtave të grave thonë se proceset e përgjithshme shoqërore, me theks, ato politike, kanë pësuar një lloj depresioni duke shkaktuar një ngecje ose edhe kthim prapa, sa i përket avancimit të pozitës së femrës në Maqedoni në kuadër të politikë-bërjes, duke e vendosur në listat për këshilltare sa për të plotësuar Ligjin për përfaqësim gjinor.

Ermira Mehmeti, ish-deputete e cila ka mbajtur poste të larta në BDI, thotë për Radion Evropa e Lirë se debati politik shqiptar nuk dominohet nga tema, me të cilat do të duhej të dominohej një debat bashkëkohor. Sipas saj, ky debat është i dominuar nga folklori, nga fryma popullore në një farë fryme tradicionaliste.

“Femra shqiptare në Maqedoni nuk ka një pozicion progresiv, afirmues, por të heshtur pothuajse margjinal dhe inekzistent në politikë. Për mua është shokuese që BDI, si partia më e madhe nga fotografitë promovuese që shohim, nuk e ka as edhe një femër të vetme.

E njëjta gjë ndodh edhe me partinë e re BESA, e cila thotë se është bashkëkohore, por rreth vetes nuk ka asnjë femër në aktivitetet partiake.

Në këtë drejtim, duket se mundohet Aleanca për Shqiptarët, por një zë të artikuluar të femrës në këtë fushatë te partitë politike shqiptare, ne nuk po shohim”, thotë Mehmeti, e cila kohë më parë kishte deklaruar se tërhiqet nga të gjitha aktivitetet në parti, duke u fokusuar në profesionin e saj si notere.

Nga ana tjetër, Gjyla Çeliku, aktiviste për përfaqësimin e femrës shqiptare në politikë, thotë se përfaqësimi është sa për sy e faqe, sa për të plotësuar dispozitën ligjore që çdo i treti kandidat në listën për këshilltarë komunalë të jetë nga gjinia femërore. Mirëpo, realisht femra shqiptare mbetet një zë i heshtur në politikë.

“Politikat patriarkale janë bërë traditë këtu në Maqedoni dhe për fat të keq edhe udhërrëfyes edhe për partitë e reja në skenën politike të Maqedonisë. Faji për këtë sa është i politikës së partive të burrave, siç do t`i quaja unë, është dhe i grave brenda partive politike.

Shtrohet pyetja pse? Sepse ato gra janë të kënaqura me privilegje të vogla që u ofron partia, madje edhe në fund të listës vetëm për të plotësuar kuotat në bazë të ligjit, por pa logjikuar se i bëjnë dëm vetes së tyre po edhe grave të tjera duke ua zënë vendin atyre që vërtet kanë aspirata për të qenë një zë i fuqishëm për avancimin e statusit të femrës shqiptare në Maqedoni”, vlerëson Çeliku nga Këshilli Iniciativa për përfshirjen e grave në politikë. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi: Si na mashtruan amerikanët
Lindja e Mesme

Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

18/05/2025
A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?
Lindja e Mesme

A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?
Politikë

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025
Next Post
Tripletë e Dybala, Juventus hipotekon fitoren e katërt (video)

Tripletë e Dybala, Juventus hipotekon fitoren e katërt (video)

I pasur, i qëndrueshëm dhe pa diskriminim, ja cili është qyteti më i lumtur në botë…

I pasur, i qëndrueshëm dhe pa diskriminim, ja cili është qyteti më i lumtur në botë...

Influenca ruse në Rajon, Jeronim Bazo: Shqipëria nuk është e ekspozuar, ne nuk bëjmë lojë të pisët

Influenca ruse në Rajon, Jeronim Bazo: Shqipëria nuk është e ekspozuar, ne nuk bëjmë lojë të pisët

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

18/05/2025
A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

18/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni