Catalonja nuk ka votuar për ndarjen nga Spanja, por gjysma e zgjedhësve të krahinës verilindore i kanë dhënë shumicën në parlamentin rajonal partisë që synon ta verë në jetë sërish projektin e ndarjes.
Kreu i partive sececioniste Artur Mas tha që “ka fituar pavarësia”, edhe pse mazhoranca relative e katalanasve ka preferuar të votojë shumicën e partive anti-ndarje. Partia e Mas megjithatë ka arritur të sigurojë shumicën në Parlament.
Fronti për ndarjen (Junts pel Sì + Cup) mori mazhorancën e vendeve 72 nga 135 gjithsej. /tesheshi.com/