Një statujë e një tregtari skllevërish në Bristol, të cilën protestuesit hodhën në det muajin e kaluar, u zëvendësua fshehurazi nga një skulpturë e një gruaje me lëkurë të errët, e cila ndihmoi për ta rrëzuar atë.
Statuja e re, që përfaqëson protestuesen Jen Reid me grushtin e saj të ngritur në ajër, është në vendin e një statuje të Edward Colston deri kohët e fundit, derisa u rrëzua dhe u hodh në ujërat e Bristol Harbour.
Skulptura, e bërë nga Marc Quinn, u ngrit në mëngjes të mërkurën në mëngjes, pa dijeninë e Këshillit të Qytetit Bristol.
Jen Reid, e cila ishte në prezantimin e statujës në mëngjes, i tha Guardian se ishte “thjesht e mahnitshme”.
Autoritetet lokale pretendojnë se çdo vendim për të zëvendësuar statujën e Colston do të merret “në mënyrë demokratike”.
Statuja u rrëzua nga protestuesit gjatë protestave për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd në Minneapolis.
Colston ishte një tregtar skllevërish i shekullit të 17-të dhe anëtar i Partisë Konservatore. /tesheshi.com/