Një burrë nga Zelanda e Re i cili shpërndau materialin e tmerrshëm të kasaphanës në xhamitë në Christchurch është dënuar me 21 muaj burg.
Gjykata dha vendimin që Philip Arps, i cili e shpërndau materialin përmes rrjetit social Facebook te 30 miq të tij, të dënohej me akuza për “shpërndarje të krimit të të urrejtjes dhe inkurajim të tij”.
Gjyqtari i qarkut të Christchurch, Stephen O’Driscoll tha se i dënuari nuk ishte penduar për krimin e llojit të vet, dhe se pikëpamjet e tij ishin mjaft raciste në përgjithësi.
Ngjarjet e Chirstchurch të kryera nga supremacisti i bardhë, Brandon Tarrant, tmerruan botën. 51 persona mbetën të pajetë, ndërsa 40 të tjerë kanë marrë lëndime nga çmenduria e Tarrant, i cili para pak ditësh u vetdeklaruar i “pafajshëm” për marrjen e 51 jetë njerëzish në dy xhami. /tesheshi.com/