Zbulohet skema sesi Nikolla Gruevski po largon nga vendi të gjithë agjentët e shërbimit sekret që kanë dorë në manipulimin e githçkaje në Maqedoni.
Nga procesi i dy agjentëve të shërbimit sekret maqedonas në Greqi që u arrestuan në Selanik pas sinjalit të shërbimeve perëndimore, kanë dalë të reja mjaft interesante.
Vetë Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se dy agjentët sekretë janë ndihmuar nga oficerë të lartë të policisë së Maqedonisë.
“Ne kemi shumë informacione, bashkëpunojmë me Prokurorinë, por nuk mund ta ndajmë këtë fazë me opinionin”, tha Spasovski.
Dy agjentët e DSK-së, Grujevski dhe Boshkovski u arrestuan në aeroportin e Selanikut para gjashtë ditëve. Ata kanë shfrytëzuar pasaporta të rrejshme në rrugëtimin e tyre prej ikanakësh politikë: Grujevski ka marrë emrin Hristo Atanasov, ndërsa Nikolla Boshkovski është konvertuar në Nexhmi Hasan.
Sipas mediave greke, atyre u është dashur të udhëtojnë drejt Budapestit ku ishin në arrati thuajse tre muaj, pasi që gjykatat në Maqedoni u shqiptuan paraburgim për lëndët “Fortesa” dhe “Target”. /tesheshi.com/