Moska ka humbur besimin se mund të sigurojë shitjen në Serbi të sistemeve raketore S-300 dhe avionëve bombardues Mig 29.
E përditshmja serbe Veçernie Novosti, citon një burim rus, i cili thekson se Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka marrë një ofertë nga SHBA për t’i dhënë avionë F16 në vend të Mig29.
Dmitry Shugaev, drejtori i Shërbimit rus për bashkëpunimin tekniko-ushtarak me Serbinë, i tha Veçernie Novosti-t se pret një përgjigje brenda 48 orëve për të nisur procedurat për të sjellë në Serbi ngarkesën me armë ruse sipas marrëveshjes.
Gazeta thekson se SHBA dhe Rusia po luftojnë fuqishëm për supermaci në Serbi.
“Në këto ditë nuk duhet besuar asgjë pasi ka një shpërndarje fuqish në botë më shumë se asnjëherë dhe po shikojmë një rindarje të zonave të influencës”, tha ish-ambasadori serb në Austri, Milovan Bozinoviç.
“Ballkani është shumë i rëndësishëm për Rusinë, pasi të gjithë vendet përveç Serbisë janë në NATO, ndaj dhe ka një lojë shumë, po shumë të madhe. SHBA nuk do të lejojë të trajtohet si një partner i thjeshtë por kërkon që tan dash mendjen me kë je”, tha ambasadori.
Ndërkaq, ish-ministri i Jashtëm i Sllobodan Milosheviçit, Vladislav Jovanoviç, theksoi se Rusia do të dërgojë në Serbi sistemin raketor S-300 dhe kjo gjë ka mbaruar, por Perëndimi po i bën presion Vuçiçit që të ndalojë deri këtu, duke i premtuar armatime dhe teknikë ushtarake.
/tesheshi.com/