“Vendosja e besimit mes qeverisë, qytetarëve dhe organizatave të llojeve të ndryshme është kyçe për vendosjen e transparencës dhe demokracisë”, tha kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në fjalimin e tij në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Ai theksoi se Maqedonia prej kohësh ka përjetuar krizë të errët politike, madje edhe ndërhyrje në privatësinë e qytetarëve, që sipas Zaevit, çoi në dëmtimin e besimit nga qytetarët.
Zaevi përmendi përvojën e Maqedonisë, në lidhje me tejkalimin e krizës duke bashkëpunuar me qytetarët, organizatat, subjektet politike dhe me vullnet të fortë politik. /tesheshi.com/