Lufta në Ukrainë ka ofruar një tjetër pamje tronditëse.Sipas një videoje të AP që po qarkullon në internet, u gjetën trupa, që besohet se i përkasin ushtarëve rusë, të shtrirë në tokë të pajetë që formojnë shkronjën “Z”.
Imazhet vijnë nga një fshat afër Kharkiv, dhe sipas AP, “trupat e ushtarëve të panjohur, që besohet të jenë rusë, të pozicionuar në shkronjën Z, një simbol i pushtimit rus, u gjetën pranë një fshati të rimarrë së fundmi nga forcat ukrainase.
Rrethinat e Kharkovit japin përshtypjen e një morgu në ajër të hapur, ku të vdekurit qëndrojnë në rrugë për javë të tëra, ndërsa forcat ukrainase dhe ruse luftojnë për kontroll të këtyre zonave”.
Skena në fjalë thuhet se i përket Staryi Saltiv, rreth 30 milje nga Kharkiv, sipas Pentagonit.
Gazetarët e përshkruan zonën si një “varrezë në ajër të hapur”, me rrugë dhe fusha të mbushura me kufoma. Në banesa janë gjetur edhe kufoma të civilëve.
Shkronja Z është bërë simbol i pushtimit rus.
Analistët dhe ekspertët ushtarakë e vunë re fillimisht atë të vizatuar me dorë në tanket dhe kamionët ushtarakë rusë të mbledhur në kufirin ukrainas më 19 shkurt.
Që atëherë ajo është përdorur gjerësisht nga Rusia e madje dhe nga sportistë rusë. /tesheshi.com/