Ish- ministri i Drejtësisë Ylli Manjani komenton vendimin e qeverisë për të ndryshuar buxhetin përmes aktit normativ.
Ai e cilëson një veprim të tillë si një puç kushtetues, pasi akti normativ është një ligj që miratohet në Kuvend.
“Qeveria që nuk ekziston paska ndryshuar buxhetin me akt normativ?
Akti normative është ligj që miratohet në Kuvend dhe ky është puç kushtetues”, shkruan Manjani në rrjetin social Tëitter.
Dje qeveria përmes një akti normativ mori vendimin për ndryshimin e buxhetit për shkak të thatësirave dhe zjarreve. /tesheshi.com/