Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Gjykata franceze rrëzon ndalimin e burkinit në plazh: Shkelje e lirive, jo mbrojtje e rendit publik!

    Gjykata franceze rrëzon ndalimin e burkinit në plazh: Shkelje e lirive, jo mbrojtje e rendit publik!

    Hamasi, mesazh për negociatat e ngecura në Katar dhe liderët arabë

    Hamasi, mesazh për negociatat e ngecura në Katar dhe liderët arabë

    Izraeli, delikuenca e një shteti të dehur: as ata që e krijuan s’e frenojnë dot!

    Izraeli, delikuenca e një shteti të dehur: as ata që e krijuan s’e frenojnë dot!

    Zyrtari serb, me gjuhë perëndimori ndaj UÇK-së

    Zyrtari serb, me gjuhë perëndimori ndaj UÇK-së

    Mbytjet në sezon: vija bregdetare greke si varr!

    Mbytjet në sezon: vija bregdetare greke si varr!

    Bloomberg: Pse Trump kërkon dhjetë miliardë dollarë dëmshpërblim nga Murdoch?

    Bloomberg: Pse Trump kërkon dhjetë miliardë dollarë dëmshpërblim nga Murdoch?

    Verdikti i drejtësisë franceze për këtë libanez pro-palestinez

    Verdikti i drejtësisë franceze për këtë libanez pro-palestinez

    Refuzimi nga Shqipëria për qendra emigrantësh, Londra josh Shkupin

    Refuzimi nga Shqipëria për qendra emigrantësh, Londra josh Shkupin

    Izraeli godet fortesën katolike në Gaza

    Izraeli godet fortesën katolike në Gaza

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Skaneri i 6 “mosketjerëve” të Lulzim Bashës në qeverinë e Edi Ramës: çfarë sollën ministrat teknikë në 3 muaj

by te Sheshi
17/08/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Skaneri i 6 “mosketjerëve” të Lulzim Bashës në qeverinë e Edi Ramës: çfarë sollën ministrat teknikë në 3 muaj

Nga Ylli Pata

Ka përfunduar zyrtarisht sot “aventura” e gjashtë ministrave teknikë, të cilët më shumë se të tillë ishin zgjedhje preferenciale e Partisë Demokratike.

Për më shumë se 3 muaj: Ministria e Brendshme, Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Arsimit, Ministria e Çështjeve Sociale dhe Ministria e Shëndetësisë, u drejtuan nga përfaqësues të opozitës, në një ekzekutiv të kryesuar nga Edi Rama, kryetari i mazhorancës socialiste.

Shumë janë komentuar gjithë këto kohë ministrat “teknikë”, por më shumë si armë për të sulmuar kundërshtarin sesa si analizë mbi punën e tyre.

Në fakt një qëmtim analitik do të duhej të maste jo thjeshtë performancën, por pasojat, të mirat apo jo të mirat që solli kjo përvojë totalisht jo e zakontë në eksperiencën politike shqiptare.

Është shumë e thjeshtë të vihet re që ministrat teknikë për të parën herë i dhanë një qetësi procesit zgjedhor, numërimit të votave dhe administrimit të rezultatit.

Si asnjëherë tjetër, kjo edhe ngaqë kreu i KQZ-së, Klement Aguri ishte zgjedhur nga opozita, rezultatet u dhanë shpejt dhe nuk pati taktikën vrastare të ndalimit të numërimit në një vend e hapjen në një vend tjetër, apo luftën e deklaratave.

Zgjedhjet si asnjëherë tjetër nga dy partitë e mëdha si baza e sistemit zgjedhor shkuan paqësisht.

Kjo edhe falë ministrave teknikë si prezencë më shumë sesa si veprim.

Megjithatë, ministrat disa veprime i bënë; sidomos Dritan Demiraj, Ministri i Brendshëm, Gazment Bardhi Ministri i Drejtësisë, dhe Arben Beqiri, ministër i Shëndetësisë.

Demiraj, arriti që të izolojë përfshirjen e policëve në procesin e zgjedhjeve, edhe me mënyra profilaktike pra që “frika ruan freshtin”, apo edhe me urdhëra administrativë.

Gazmend Bardhi në Ministrinë e Drejtësisë, kreu edhe operacionin më drastik, ku shkarkoi drejtorët e të gjitha burgjeve dhe zyrave të hipotekave, që ishin edhe “ushtria” e LSI në terrenin elektoral. Madje çoi edhe në prokurori disa syresh.

Plot 115 zyrtarë u denoncuan për përfshirje në zgjedhje nga ministrat teknik. E kjo nuk është pak. Por prokuroria ende nuk ka ndjekur asnjë dosje.

Në aspektin profesional, ministrat teknikë, realisht nuk patën hapësirë të veprojnë direkt, pasi misioni i tyre ishte mbikqyrja në zgjedhje dhe nuk u lejua nga Kryeministri Rama një përfshirje në politika.

Megjithatë, rrugët mund të gjenden. Dhe në këtë aspekt, Dritan Demiraj, tregoi protagonizmin e tij direkt në ndërhyrjen për rastet e zjarreve, operacioneve kundër kanabisit apo edhe motivimin e policisë.

Ndërkohë që policia është masakruar politikisht nga PD dhe LSI-ja për katër vjet, Dritan Demiraj mbajti një pozicion korrekt ndaj uniformave blu, duke përkrahur profesionistët dhe institucionin.

Një qëndrim tipik prej një zyrtari institucional. Kolonel Demiraj, dha një shembull, të themi të drejtën të panjohur më parë, ku një zyrtar i forcës kundërshtare politike punon qetësisht me rivalët politikë.

Në fakt, ky nuk ishte terren krejt i paeksploruar, pasi përvoja e Qeverisë së Stabilitet në vitin 1991 dha një shembull pozitiv, por që u minua egërsisht pak muaj më pas, duke prishur një tradite që dha shenja pozitive.

Në qeverinë e Bashkim Finos në vitin 1997 u pa një përplasje mes ministrave të PD-së dhe PS-së, ku secili ishte qeveri në vete. Megjithatë, në atë kabinet nuk kishte vetëm të PD-së dhe PS-së.

Por, këtë herë u shënua eksperienca e parë kur shumicën në një kabinet e kishte opozita PD-LSI ndërsa PS ishte në minorancë.

Dhe funksionoi për bukuri, pavarësisht se publikisht Edi Rama nuk takohej me ministrat teknikë.

Administrata përvijoi punën normalisht, por përplasjet më të mëdha erdhën në Ministrinë e Arsimit, ku ndikoi protagonizmi individual.

Për dy muaj ministrja e Arsimit, Mirela Karabina, u përplas egërsisht me sekretarin e përgjithshëm, Ardian Ndreca, një personazh konfliktual i PS-së, dhe të dy e kthyen institucionin më të rëndësishëm në Shqipëri siç është arsimi, në arenë përplasjesh për shkresa e zyrtarë që vetëm imazh të mirë nuk solli.

Edhe Gazment Bardhi tek drejtësia u përplas me sekretaren e përgjithshme, por gjithsesi “lufta” u zbut e nuk ishte me artileri të rëndë.

Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Xhulieta Kërtusha, mbeti në hije, megjithëse media të qeverisë e akuzuan për tendera, por që në fakt shumica ishin prokurorime administrative të nevojshme.

Helga Vukaj, ministrja e Financave, e cila vinte nga ambjente të afërta të familjes “Berisha” u prit që do të sjellë një përplasje të madhe me socialistët.

Por dikasteri kryesor i arkës së shtetit ka qenë më i qeti në tre muajt e fundit.

Nuk pati as propagandë e as akuza, por administrata përvijoi punën normalisht.

Bilanci i Vukajt do të dalë i plotë kur të vijnë shifrat zyrtare të 6 mujorit për të ardhurat në tatime e dogana, por është fakt që “skifterët” tatimorë nuk vërshuan nëpër biznese dhe në ato raste kur ndodhi, ndërhyri egërsisht Edi Rama duke i denoncuar edhe publikisht. Këtu edhe me bashkëpunimin e ministres teknike.

Pra në një farë mënyrë për 3 muaj eksperiencë, ministrat teknikë nuk sollën vërtetë një protagonizëm marramendësh teknokratësh mediatikë, por kontribuan natyrisht me qetësinë e tyre në një punë të qetë të administratës në vulgun e atmosferës zgjedhore që në Shqipëri ka rezultuar gjithmonë me “temperatura të larta”.

Ndoshta më mirë kështu, pasi në fund të fundit ky ishte misioni i tyre: të mbikqyrin zgjedhjet dhe të mos lejojnë përfshirjen e administratës.

Raporti i tyre edhe pse nuk mund të pëlqehet nga mazhoranca, mund të shërbejë si një “profilaksi” për zgjedhjet e ardhshme lokale, apo një dokument plotësues me dokumentin e OSBE-ODIHR-it. Siç thotë populli: “dy të ngrëna nuk të bëjnë keq, por dy të rrahura”! /tesheshi.com/

Tags: ministrat teknikeqeveria ramaskaner

Related Posts

Ana e errët e turizmit shqiptar: miliona drejt importit, fermeri ynë me gisht në gojë!
Ekonomi

Ana e errët e turizmit shqiptar: miliona drejt importit, fermeri ynë me gisht në gojë!

19/07/2025
Izraeli, delikuenca e një shteti të dehur: as ata që e krijuan s’e frenojnë dot!
Kryesore

Izraeli, delikuenca e një shteti të dehur: as ata që e krijuan s’e frenojnë dot!

19/07/2025
Si trajtohen druzët në Izrael dhe pse po përdoren nga Netanyahu?
Gjeopolitikë

Si trajtohen druzët në Izrael dhe pse po përdoren nga Netanyahu?

18/07/2025
Next Post
Nga Mesila DODA: Post factum

Mesila Doda vijon debatin me Spahon e PD: mungesa e kryetarit të PDIU në Kuvend, rezultat i pazarit PS-PD

Koalicioni VV-LDK, a janë pengesë 70 dosjet e ngritura ndaj Isa Mustafës?

Koalicioni VV-LDK, a janë pengesë 70 dosjet e ngritura ndaj Isa Mustafës?

Vendimi i UEFA-s: takimi i parë Milan-Shkëndija luhet në San Siro

Sali Berisha: “Shkendija" e Tetovës bën sot historinë!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Gjykata franceze rrëzon ndalimin e burkinit në plazh: Shkelje e lirive, jo mbrojtje e rendit publik!

Gjykata franceze rrëzon ndalimin e burkinit në plazh: Shkelje e lirive, jo mbrojtje e rendit publik!

19/07/2025
Hamasi, mesazh për negociatat e ngecura në Katar dhe liderët arabë

Hamasi, mesazh për negociatat e ngecura në Katar dhe liderët arabë

19/07/2025
Ana e errët e turizmit shqiptar: miliona drejt importit, fermeri ynë me gisht në gojë!

Ana e errët e turizmit shqiptar: miliona drejt importit, fermeri ynë me gisht në gojë!

19/07/2025
Izraeli, delikuenca e një shteti të dehur: as ata që e krijuan s’e frenojnë dot!

Izraeli, delikuenca e një shteti të dehur: as ata që e krijuan s’e frenojnë dot!

19/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Bota dhe Rajoni
  • Analizë
  • Reportazhe
  • Retro
  • Arkiva
  • Redaksia
  • Kontakti

Na ndiqni