Xhamajka e ka konfirmuar zyrtarisht se nuk e ka njohur Kosovën, por lajmi ka lënë pas një tymnajë në politikën e Prishtiës, duke përfshirë palët politike në përplasje lidhur me atë se kush e mban përgjëgjësinë për dhënien e lajmit të njohhës, ndodhur pak ditë më parë.
Vlora Çitaku, ambasadorja e Kosovës në OKB, pjesë PDK-së, e ndjerë dhe e kërcënuar nga një largim i mundshëm nga detyra me shkas këtë rast, thotë se në lajm ka implikime tej saj.
“Jam përmbajtur nga deklarimi publik lidhur me kaosin e shkaktuar rreth njohjes nga Xhamjaka sepse shumë palë të tjera janë të përfshira. Palë që ndodhen jashtë Kosovës. Do të ishte jo diplomatike, jo korrekte, dhe anti-kombëtare që unë sot, për ta mbrojtur veten, të zbuloj emra dhe detaje. Çdo gjë do të sqarohet me kohë”, tha ajo në një replikë me zv/kryeministrin Haki Abazi nga VV.
Sipas saj, Abazi duhej të kontaktokte në lartësinë e detyrës e jo ta injoronte për rastin.
“Zv.kryeministrit i them publikisht, meqë asnjëherë, si zv.Kryeministër, nuk më ka kontaktuar që ta sqarojë situatën në fjalë, nëse nuk dëshiron të kontaktoi me mua, atëherë le ta kontaktojë Ministrinë e Punëve të Jashtme”, tha Çitaku.
Nga ana tjetër, partia e Çitakut bën përgjegjës ministrin e Jashtëm Konjufca.
“Për ne si PDK është shumë pak e rëndësishme se kush ka fol i pari dhe kush ka fol i fundit, me rëndësi është që Ministri i Punëve të Jashtme, Z. Konjufca duhet ta kuptojë rolin dhe detyrat që i ka.“E kuptojmë që është i ri në këtë pozicion, mirëpo Ministri i Punëve të Jashtme është instanca e vetme që e konfirmon pranimin ose jo të ndonjë note verbale për njohje nga shteti”.
Konjufca ka gabuar shumë që e ka bërë publike atë , Ministri është përgjegjës për veprimet që bën në fushën e ti. Ai e ka pranuar se Xhamajka na ka njohur si shtet dhe si i tillë përgjegjës është ai, pasi përgjegjësia i takon instancës më të lartë e që është ai”, tha zëdhënësi i PDK-së Avni Bytyqi. /tesheshi.com/