Timo Werner po shënon thuajse në çdo ndeshje të kombëtare së Gjermanisë, por ai ende është “i papëlqyer” për tifozët gjermanë.
Sulmuesi i Lajpzig që sa vjen e konsolidon pozicionin e tij në repartin e avancuar të formacionit të Joachim Low, ka shënuar edhe në ndeshjen e së premtes kundër Çekisë (Gjermania fitoi 1-2), por tifozët gjermanë të pranishëm në Pragë, vijuan ta ofendojnë, duke e thirrur me fjalë të rënda.
Shkak për këtë sjellje agresive të tifozëve, ka qenë një simulim që 21-vjeçari ka bërë në zonën e rreptësisë, në një ndeshje të Bundesligës, kur luante me Lajpzig.
Kaq kanë dashur tifozët, për ta nxjerrë nga zemra 21-vjeçarin, që po plotëson përherë e më tepër, boshllëkun që la në kombëtare largimi i Miroslav Kloses.
Por përveç mendjes së trajnerit Low, Werner duhet të mbushë dhe zemrat e tifozëve, për t’u shndërruar në idhull të tyre. E gjermanët, nuk i “kapëtdijnë” kollaj hilet e simulimet. /tesheshi.com/