Në ditën e dytë të punimeve të Forumit Ekonomik të Vjenës që po mbahet në Tiranë, nuk kanë munguar as batutat mes kryeministrave të rajonit.
Pas fjalës së mbajtur nga kryeministri Edi Rama, radha i ka takuar kreut të qeverisë serbe, Aleksandar Vuçiç, i cili e ka nisur me batutë ndaj kryeministrit Rama duke komentuar në lidhje me kohën që foli kryeministri shqiptar.
“E dija që Edi Rama do ta kalonte kohën, e bën gjithmonë këtë”, tha Vuçiç, ndërsa nuk harroi të ndalonte sërish tek elementi “kohë” edhe në fund të fjalës së tij.
“Besoj se nuk fola shumë, 8 minuta kam folur”, tha kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç./tesheshi.com/