Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha për pretendimet e Presidentit malazez Milo Gjukanoviç, i cili tha se protestat kundër Aktit të Lirisë së Fesë ishin një “lëvizje e çmendur”, ishin mesazhe të vështira për Serbinë.
“Kjo është e rëndë”, tha Vuçiç.
Ai tha se nuk dëshironte të ndërhynte në çështje kishtare dhe veçanërisht shpirtërore, por që Kisha Ortodokse gjithnjë ishte kujdestare e jo vetëm e jetës shpirtërore, por edhe e qenies kombëtare të serbëve.
Presidenti malazez Milo Gjukanoviç tha të martën se “po abuzohet me ndjenjat fetare me qëllimin për të rrëzuar Malin e Zi: dhe u bëri thirrje qytetarëve që të mos “bëjnë pjesë në këtë lëvizje të çmendur”. /tesheshi.com/