“Unë nuk do të nënshkruaj pavarësinë e Kosovës”, u përbetua presidenti serb Vuçiç gjatë një aktiviteti partiak
Ai tha se nuk do të nënshkruante njohjen e pavarësisë së Kosovës, pavarësisht presioneve, të cilat do të jenë të mëdha si para ashtu edhe pas mesit të qershorit, kur dialogu për Kosovën duhet të vazhdojë.
“Thelbi i drejtimit të vendit është pavarësia, që ju të mund të merrni vendime në emër të Serbisë. Ato nuk do të sillen nga asnjë i huaj, as nga ndonjë ambasador”, tha Vuçiç.
Duke folur për dialogun me Prishtinën, ai theksoi se ajo palë nuk po i përmbush detyrimet e saj nga marrëveshjet e arritura, por “Perëndimi nuk është i ndjeshëm për këtë”. /tesheshi.com/