Kryeminstri serb Vuçiç, ka shprehur gadishmërinë për të ofruar ndihmë ndaj Kosovës pas përmbytjeve të ditëve të fundit.
Qeveria e Prishtinës ka konfirmuar një telefonatë të tij me homologun Isa Mustafa, pikërisht për këtë arsye.
Por siç bëhet me dije, kryeministri kosovar i është përgjigjur se rreziqet tashmë janë kaluar, duke e falenderuar njëherësh homologun serb për ofertën e tij të pazakonktë filantropike. /tesheshi.com/