Kryeministri serb, Aleksandër VuçiÇ, ka thënë se Serbia nuk është përgjegjëse për emigrimin masiv të shqiptarëve të Kosovës drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Ai e bëri këtë deklaratë ditën e enjte, gjatë një konferencë të përbashkët shtypi në Beograd me Dimitris Avramopulos, komisionarin e BE-së për Migracionin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë. Kryeministri serb shtoi se Serbia ka vepruar në përputhje me marrëveshjen e Brukselit për lëvizje të lirë të qytetarëve, duke iu referuar eksodit masiv që kanë përdorur territorin serb si transit.
Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç, tha sot se Serbia nuk ishte përgjegjës për migracionin aktual, i cili e ka lodhur Evropën. Këto deklarata janë bërë pas disa akuzave të Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe zv.kryeministrit, Hashim Thaçi në adresë të Serbisë. Autoritetet e Kosovës kanë theksuar se Serbia ka lehtësuar largimet masive të shqiptarëve nga trojet e tyre etnike duke u hapur kufijtë, por edhe me politika të fshehta brenda vendit. Kjo, sipas tyre, është bërë me qëllim për të pakësuar sa më shumë numrin e shqiptarëve në Kosovë.
Sipas Vuçiiç, Serbia do të shtojë, siç tha ai, forcimin e kontrollit kufitar dhe të pranojë këshilla dhe ide që vijnë nga BE-ja, sepse shumë mund të mësohet nga miqtë evropiane për këtë çështje. Kryeministri serb shtoi se Serbia ka vepruar në përputhje me marrëveshjen në Bruksel për lirinë e lëvizjes, por edhe me qeveritë e BE-së.
Vuçiç shtoi se Komisioneri Evropian zhvilloi bisedime në lidhje me migrimin, azilkërkuesit, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar në të gjithë rajonin, si dhe terrorizmit.
Good day! Do you know if they make any plugins to assist
with Search Engine Optimization? I’m trying to get my site to
rank for some targeted keywords but I’m not seeing very good results.
If you know of any please share. Many thanks! You can read similar
text here: Eco bij