Po ta shikoni me vëmendje këtë fotografi, aty është shkruar një parullë në gjuhën boshnjake, ku theksohet: “Për çdo serb të vrarë, ne do të vrasim 100 myslimanë”.
Këtë fjali e ka thënë as më pak e as më shumë, por Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili sot mori pjesë në nderimin e viktimave të gjenocidit serb.
Vuçiç ishte në atë kohë ministër i Informacionit dhe zëdhënës i qeverisë së Serbisë, si pjesë e koalicionit mes socialistëve të Millosheviçit dhe radikalëve të Sheshejlit. Njësoj si edhe sot.
Në vitin 2005 kur u përkujtua 15 vjetori i masakrës, në qendrën e Potuçarit ka qenë Presidenti i atëhershëm i Serbisë, Boris Tadiç, por ndaj tij nuk u tha asnjë fjalë pasi ai dhe partia e tij nuk ka marrë pjesë në spastrimin etnik, madje ka qenë kundër dhe është përballur me Millosheviçin.
Sulmi i sotëm ndaj Vuçiçit është një boomerang që iu kthye si pasojë e deklaratave të bëra nga politikani atëherë i ri që donte të dukej si skifter. Por kur merr përgjegjësi gjërat ndryshojnë…
/tesheshi.com/