Presidenti serb Vuçiç mandatoi sërish Ana Brnabiç si kryeministre të vendit, e cila do drejtojë një tjetër kabinet pas zgjedhjeve të javëve më parë.
“Kishte disa kandidatë, por Brnabiç punoi në interes të qytetarëve, ajo nuk i bëri lajka askujt, ajo ishte besnike ndaj Serbisë dhe ajo punoi për të mirën e vendit,” tha Vuçiç.
Duke folur për synimet e qeverisë së re, Vuçiç veçoi “presionet dhe përpjekjet për të detyruar Serbinë të njohë të ashtuquajturën Kosovë” si sfidat me të cilat përballen autoritetet.
Nga ana tjetër, Vuçiç nuk i kthyer një përgjigje të drejtpërdrejtë kryeministrit Rama pas kërkesës së këtij të fundit për të dënuar deklarimet, siç tha, prej magjari të ministrit Vulin, por tha se askush s’mund ta përulë Serbinë.
“Nëse doni zgjidhje me kompromis, nëse doni të bisedojmë, ne jemi të gatshëm. Por nëse doni që me presion me jashtë të zgjidhni të gjitha problemet tuaja dhe të përulni Serbinë, kjo është e pamundur“, komentoi Vuçiç. /tesheshi.com/