Oles Buzyna, një gazetar ukrainas i njohur për pikëpamjet e tij proruse, u qëllua për vdekje dje pasdite në kryeqytetin e Ukrainës nga dy njerëz të maskuar.
I njohur më tepër si aktivist se gazetar, 45-vjeçari Buzyna qe deri në mars kryeredaktor i një të përditshmeje. Vrasja e tij vjen një ditë pasi Oleh Kalashnikov, një ligjvënës nga partia e ish-presidentit Viktor Yanukovich, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Kiev.
Katër prej aleatëve të Yanukovich-it kanë vdekur në rrethana të dyshimta gjatë dy muajve të fundit. Kalashnikov-i pati qenë pjesë e protestave në mbështetje të ish-presidentit prorus, të larguar me forcë nga posti i tij në 2014-n pas manifestimeve masive për tre muaj me radhë, që çuan në gjakderdhje.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e cilësoi vdekjen e gazetarit Buzyna si një vrasje politike.
Ndërkaq, Anton Herashchenko, një këshilltar i ministrit ukrainas të Punëve të Brendshme, shkruajti në rrjetin Facebook se vrasja mund të jetë orkestruar nga Rusia për ta destabilizuar nga brenda situatën në Ukrainë. /tesheshi.com/