Vritet gjatë një aksioni policor komandanti i forcave speciale të Shkodrës.
Kreu i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Shkodrës, Simon Gjeta, është vrarë gjatë një aksioni për kapjen e një të shumëkërkuari.
Gjeta humbi jetën në spital nga plagët e shumta të marra gjatë shkëkmbimit të zjarrit me të shumëkërkuarit Ruzhdi Ashta.
Polici mbeti i plagosur në aksionit për të arrestuar Ruzhdi Ashtën, i dyshuar si autori që qëlloi me armë 21-vjeçarin, Besar Sherbela në Oblikë të Shkodrës.
Efektivët e policisë së Shkodrës rrethuan autorin, por në këtë moment ai i’u kundrpërgjigj me armë uniformave blu. /tesheshi.com/