Douglas Nunes da Silva, një futbollist i Corinthiansit për sallat e mbyllura, u qëllua për vdekje pasi doli nga një lokal, ngjarje e ndodhur në shtetin brazilian Rio Grande do Sul. Pak më parë se të jepte frymën e fundit, ai luajti për ekipin e tij në Kupën e Brazilit.
“Klubi Sportiv Corinthians Paulista po vajton për vdekjen e Douglas Nunesi cili u qëllua në agim. Ne i përcjellim ngushëllimet tona të sinqerta familjes dhe miqve të tij”, tha klubi brazilian në një deklaratë.
Mediat lokale raportuan se 27-vjeçari Nunes ishte qëlluar shumë herë nga një person ndërsa po dilte nga një lokal.
Shtohet se lojtari më parë ishte përfshirë në një grindje të ashpër aty.
Disa orë më parë, Nunes luajti për Corinthians në humbjen e gjysmëfinales së Kupës së Brazilit nga Atlantiku.
Një autoambulancë mbërriti në vendngjarje, por mjekët nuk arritën të shpëtojnë jetën e tij.
Federata e Futbollit e Brazilit, në nderim të Nunes, anuloi finalen midis Atlantikut dhe Carlos Barbosa. /tesheshi.com/