Vritet me breshëri automatiku në pragun e shtëpisë një i ri në Vlorë. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Vranisht, rreth orës 12:34 të së premtes. Sipas policisë lokale, viktima është identifikuar si F.V., rreth 23 vjeç, me banim në këtë fshat dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme, për shkak të plagëve të rënda. Menjëhereë pas këtij krimi, policia identifikoi autorin, 23-vjecarin me inicialet M.R, i cili ishte bashkëfshatarë me viktimën. Mësohet se vrasja ka ndodhur pranë banesës së viktimës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. Policia ka nisur kërkimet për arrestimin e të riut, duke ngritur grupe të posaçme kontrolli në rrugët dalëse të këtij fshati, në drejtim të zonave të tjera lidhëse./tesheshi.com