Zbardhen të tjera detajenga krimi i ndodhur në Tiranë. Burime nga policia bëjnë të ditur se autori është shtetasi Fadil Kasemi, 53 vjeç, i cili ka qëlluar dy herë me armë mbi ish-gruan tij, e cila është gjykatëse.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si ‘Xhamlliku’, shumë pranë qendrës së Tiranës.
Mësohet se gruaja ka qenë në makinë, teksa pas një debati të ashpër që kanë pasur mes tyre, ai ka vrarë ish-bashkëshorten, Fildes Hafizi. /tesheshi.com/