Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

VRASJA/ Minutat fatale të Khashoggi-t në një libër: Mizori diplomatike!

by te Sheshi
30/12/2018
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
VRASJA/ Minutat fatale të Khashoggi-t në një libër: Mizori diplomatike!

Në nisje të tetorit të 2018-s, gazetari Jamal Khashoggi vuri këmbën për fatin e tij të zi në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll. Në mendje ka patur me gjasë të fejuarën, turken Hatice Cengiz, me të cilën do martohej së shpejti. Për këtë po futej në konsullatë, për ca dokumente që i nevojiteshin për martesën. Nuk kishte asnjë arsye për të menduar diçka tjetër, diçka të kobshme, që e priste menjëherë pas dere. Ëndrrat për një jetë të re bashkëshortore u ndalën aty, me të kaluar pragun, pasi në pak minuta mori fund gjithçka për të!

Një vrasje, një eliminim që e ka mbajtur botën në ankth për ditë e javë të tëra! Një masakër mbi një trup njerëzor fati i të cilit ende është mister! Një ngjarje e pazakontë, e lemerishme…

“Të fshehtat e errëta të vrasjes së Khashoggi-t” rrëfehen në një libër me këtë titull, të dalë këtë fundjavë në libraritë e Turqisë, me tre emra si autorë.

Libri ka në brendi të zbardhur regjistrimet zanore që hedhin dritë mbi ngjarjen, ndërsa autorët janë kujdesur të shmangin çdo element spekulativ. Sipas “Daily Sabah”-ut, regjistrimet e minutave të vrasjes së Khashoggi-t janë aq dramatike, sa edhe pjesëtarë të shërbimeve të fshehta që i kanë dëgjuar janë ndier keq, ndonëse me përvojë e të ftohtë në kësi rastesh.

Krimi është kryer në zyrën e konsullit saudit, dhe ndryshe nga ç’është pretenduar në media, ai nuk ka thënë, “mos e bëni këtë në dhomën time”.

Regjistrimet kanë zbuluar se diçka një orë më përpara se Khashoggi të hynte në konsullatë, tre pjesëtarë të ekipit të ekzekutimit, të ardhur posaçërisht, diskutojnë se çfarë do t’i thonë viktimës: “Do të të çojmë në Riad. Do të vrasim këtu në mos ardhsh…”

Gazeta e mirënjohur turke “Sabah”, duke iu referuar në numrin e sotëm librit, tregon se Khashoggi (apo Xhemal Kashëkçë [Cemal Kaşıkçı]) ka hyrë në konsullatë në orën 13:14, dhe një minutë më pas është marrë nga ekipi i ekzekutimit për t’u dërguar te dhoma e konsullit. “Ma lëshoni krahun, ç’mendoni se po bëni,” u ka thënë fatkeqi rrëmbyesve. “Hajde, ulu. Erdhëm që të të dërgojmë në Riad,” i është drejtuar njëri prej ekipit, Mahir Abdulaziz Mitribi. “Nuk vij në Riad”, ka qenë përgjigjja e Khashoggi-t. Më pas i është kërkuar t’i dërgojë një mesazh të birit në Riad, “Jam në Stamboll, bir. Mos u bëj merak nëse nuk lidhesh me mua për një kohë.” Khashoggi nuk e ka pranuar as këtë.

Ai e ka kuptuar se do ta vrisnin, madje i ka pyetur për këtë: “Do më vrisni, do më mbysni?” Një heshtje ka pasuar, shoqëruar me nxjerrjen e veglave të prerjes në tavolinë. I ulur në kolltuk, thotë libri, mbështetur në regjistrimin zanor, Khashoggi nuk është trembur as duke i parë ato. Minutat në vijim janë të frikshme. Khashoggi ka rezistuar për pak, por kaq. “Mos ma mbyllni gojën. Jam me astmë. Mosni, do më mbysni,” janë fjalët e tij të fundit.

Ky krim u zbulua, thonë autorët, sepse Turqia deshi që të zbulohej. “Sot, me zbulimin e këtyre hollësive të reja mbi çështjen, bashkësia ndërkombëtare ka të gjithë informacionin mbi rastin Khashoggi. Por një pyetje mbetet pa përgjigje: ku është trupi i Khashoggi-t?”, shkruan “Daily Sabah”.

Libri hedh dritë mbi shumëçka nga vrasja e paramenduar e gazetarit saudit, artikullshkrues në një të përditshme amerikane. Është një shtjellim i gjatë, larg spekulimeve. Patjetër që meriton të lexohet! /tesheshi.com/ 

Related Posts

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it
Gjeopolitikë

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

15/05/2025
Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi
Bota & Rajoni

Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

15/05/2025
Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç
Ballkani

Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

15/05/2025
Next Post
Bushati, mesazh i një ministri në ikje: për ç’duhet të reflektojnë shqiptarët

Bushati, mesazh i një ministri në ikje: për ç’duhet të reflektojnë shqiptarët

Nga Hashim THAÇI: Viti 2019, viti i vendimit historik

Nga Hashim THAÇI: Viti 2019, viti i vendimit historik

Juncker gërricet për Brexit: britanikët ta na sqarojnë se ç’duan

Juncker gërricet për Brexit: britanikët ta na sqarojnë se ç’duan

TË FUNDIT

  • Të fundit
Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

15/05/2025
Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”

Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”

15/05/2025
Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

15/05/2025
Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

15/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni