Zyrtarët e sigurisë egjiptiane njoftuan sot se nëntë anëtarë të të tjerë të “Vëllezërisë Muslimane” u ekzekutuan pasi u akuzuan për përfshirje në vrasjen e kryeprokurorit të vendit në 2015.
Zyrtarët, të cilët folën me kusht që të mbeten të paidentifikuar, sepse nuk janë të autorizuar të informojnë mediat, thanë se ekzekutimet u aplikuan sot, raportoi AP.
Thuhet se ata u gjetën fajtorë për pjesëmarrje në një sulm ku mbeti i vrarë Hisham Barakat, kryeprokuror.
Të ekzekutuarit ishin në grupin e 28 njerëzve që u dënuan me vdekje për kërë rast në vitin 2017.
Gjykata e Lartë dhe ajo e Apelit në Egjipt konfirmuann dënimet me vdekje në nëntor.
Amnesty International i bëri thirrje dje Egjiptit që të ndalojë ekzekutimet, pasi disa të paditur kanë thënë se autorësinë e krimit e kanë pranuar nën torturë. /tesheshi.com/