Në PD votohet sot për kryetarin e ri të partisë, në një garë ku përballë aktualit Basha, i cili synon ta vijojë drejtimin e kësaj force dhe pas humbjes së radhës, janë tre emra të tjerë: Agron Shehaj, Edit Harxhi dhe Fatbardh Kadillit.
Qendrat e votimit në selitë demokrate kudo në Shqipëri u hapën që në mëngjes, ku procesi nisi e vijon normalisht.
Sipas parashikimeve nuk priten supriza. Që do të thotë se Basha do vijojë të jetë ai sërish kreu i PD-së, duke ccuar njëherësh në një paradoks, pasi ndërsa në fushatën përballë PS-së kërkonte ndryshimin, në këtë brenda familjes së tij kërkoi mosndryshimin.
Sipas Bashës, vetëm me të mund të mundej Rama. Ndërsa kundërshtarët e tij mbrojtën tezën se pikërisht pamundësia për ta mundur Ramën ishte ajo që duhej ndryshuar në kreun e drejtimin të PD-së. /tesheshi.com/