Kryeministri Rama i ka cilësuar protestat e paralajmëruara të opozitës, të konsideruara dhe si “çadër nr.2”, sërish i të motivuara për të penguar reformën në drejtësi.
“Sot jemi në kushtet e një tjetër simulimi të një krize artificiale dhe përsëri dhe kjo lidhet qartësisht me reformën në drejtësi dhe ecurinë e procesit të reformës dhe me pamundësinë e një pale për të pranuar pandalshmërinë dhe domosdoshmërinë njëkohësisht të reformës në drejtësi.
Reforma ka bërë përparim të konsiderueshëm. Institucionet e vettingut janë në punë me orë të plota dhe në fillim të vitit të ardhshëm do shikojmë rezultatet e para konkrete të pastrimit të Pallatit të Drejtësisë nga gjykatësit e prokurorët e korruptuar”, tha Rama, në një dalje para medias për bilancin e 2017-ës.
Njëherësh, Rama ka komentuar dhe reagimet nga shumë fronte të opozitës, lidhur me votën e Shqipërisë në OKB për Jerusalemin.
“Këto reagime janë reagime prej politikanësh qesharakë, kapedanësh katundit që u duket vetja se mbajnë botën në kurriz dhe bota i shikon”, tha Rama, duke përdorur kështu formën e tij çarmatosëse të kundërshtarëve, me anë të forcës së batutës. /tesheshi.com/