Kompania gjermane Volkswagen dëshiron të shesë fabrikën e saj të montimit të makinave në qytetin rus të Kaluga, dhe kompania kazake Asia Auto, e vendosur në qytetin lindor të Oskemenit, mund të jetë një blerës potencial sepse ka licencë për të prodhuar makina Volkswagen dhe Skoda.
Raporti, duke cituar një burim të paidentifikuar të njohur me qëllimet e kompanisë, tha se Volkswagen do të finalizojë planet e tij për uzinën e Kaluga deri në fund të vitit, raporton Reuters.
Agjencia britanike thekson se në përgjigjen e dërguar me email, zëdhënësi i Volkswagen, Nicolai Laude ka deklaruar se “kompania po ndjek ngjarjet aktuale”.
“Ne po shqyrtojmë skenarë të ndryshëm në të ardhmen. Megjithatë, ende nuk është marrë asnjë vendim”, tha Laude.
Në mars, Volkswagen njoftoi se prodhimi në lokacionet në Kaluga dhe Nizhny Novgorod do të pezullohej deri në njoftimin e mëtejshëm për shkak të sanksioneve perëndimore të vendosura ndaj Moskës pas pushtimit të Ukrainës dhe se eksportet e automjeteve në Rusi do të ndaleshin menjëherë. /tesheshi.com/