Departamenti i Shtetit ia ka bërë të qartë opozitës së është kategorikisht kundër aktit të djegies së mandateve.
Është VOA ajo që bën me dije se ka qenë Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer, ai i cili ka zhvilluar të mërkurën mbrëma dy biseda të veçanta telefonike me Bashën e Kryemadhin, duke iu kumtuar që të dyve, në emër të politikës që përfaqson se është “kundër dorëheqjeve të koordinuara dhe në masë të deputetëve të opozitës nga parlamenti, pasi kjo do të dëmtonte përpjekjet për reforma dhe do të dëmtonte një institucion të rëndësishëm të demokracisë”.
Sipas këtij informacioni, dyshja opozitare me vendimin e së enjtes për të dorëzuar mandatet, ka sfiduar hapur dhe apelin amerikan. /tesheshi.com/