Numri 2 i PDK-së, Vlora Çitaku, ka lëshuar kritika për presidenten Osmani, kryeministrin Kurti, dhe ministren e Jashtme Gërvalla-Schwarz, duke kërkuar prej kësaj treshe që të kishte reaguar ndaj fjalës së Ramës në OKB, ku pati dhe shumë Kosovë.
Sipas saj, Osmani, Kurti dhe Gërvalla e urrejnë Ramën dhe kjo reflektohet dhe te heshtja e tyre.
“Kur urrejtja për një njeri është më e madhe se dashuria për Kosovën. Kaq për heshtjen shurdhuese të Presidentes, Kryeministrit, Ministres së Jashtme, karrshi fjalimit të Kryeministrit Rama dje në OKB”, tha Çitaku.
Reagimi sipas saj, një ish-ambasadore kosovare, duhej të qe një vlerësim për faktin se Rama kërkoi ndër të tjera rrëzimin e raportit të Dick Marty për trafik organesh në Kosovë, si dhe miratimin e një raporti të ri në OKB. /tesheshi.com/