Më poshtë do të lexoni disa prej vlerave të këtyre luleve të bukura.
- Një nga vlerat më popullore të luleve të portokallit është aftësia për të luftuar pagjumësinë. Kjo ndodh sepse këto lule kanë elementë qetësues dhe aromatikë, gjë që ndihmon në ardhjen e gjumit apo lehtësimit nga dhimbjet e kokës. Mënyra më e mirë për të përfituar këto vlera është t’i hidhni ato në ujë ose të bëni çaj me to.
- Lulet e portokallit kanë vlera hipnotizuese dhe qetësuese, gjë që i bën ideale për problemet me ankthin dhe tretjen. Ato ndihmojnë në çlirimin e dhimbjeve të stomakut dhe ndalimin e të vjellave.
- Nëse përdoren për çaj, atëherë lulet e portokallit duhen kombinuar me përbërës të tjerë siç janë mjalti, limoni apo kanella për të shumëfishuar vlerat. Kjo përzierje është perfekte për problemet me fytin, kollën dhe veshkat.
- Falë përmbajtjes së lartë të pektinës, lulet e portokallit shërojnë nga diarea. Ato ekuilibrojnë nivelet e kolesterolit, nëse shoqërohen nga një dietë e përshtatshme, shkruan Agro Web.
- Është shumë e rëndësishme të dini që femrat shtatzënë, fëmijët nën moshën 6 vjeç apo individët që vuajnë nga gastritis, sëmundjet neurologjike si Parkinsoni nuk duhet të përdorin vajra esencialë, përfshirë atë të luleve të portokallit. Lulet e portokallit duhen këputur sapo kanë nisur të çelin dhe të thahen. Me t’u tharë, me to mund të përgatisni tonik, çaj ose vaj esencial.
Çaji i luleve të portokallit -Zgjidhni pemët e agrumeve që nuk janë të spërkatura me kimikate. -Zgjidhni lulet dhe gjethet herët në mëngjes -Lajini dhe ndajini lulet nga gjethet -Hidhni katër filxhanë me ujë në një çajnik dhe lëreni të ziejë. -Sapo uji të ziejë, shtoni 10 lule dhe 10 gjethe. Lërini të ziejnë për 5 minuta. Kullojeni lëngun dhe më pas pijeni./tesheshi.com/