Gjykata e Tiranës dënoi me 15 muaj burg ish-drejtorin e një banke të nivelit të dytë në Tiranë, pasi filiali që ai drejtonte u vodh në mënyrë spektakolare, duke çarë murin e dhomës ku ndodhej kasaforta.
Florjon Skarra u shpall fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi edhe pse kishte rënë disa herë alarmi i bankës dhe ish-drejtori ishte futur deri në dhomën e kasafortës, ai nuk kishte urdhëruar kontrollin e mëtejshëm të saj dhe perimetrit të bankës për të shmangur grabitjen, raporton TCH.
Edhe pse prokurori i çështjes kërkoi dënimin me 2 vjet burg me kusht, gjykata vendosi si dënim përfundimtar 1 vit e 3 muaj burgim si dhe 1 vit ndalim për kryerjen e funksioneve publike. /tesheshi.com/