Vizita që zv.Kryeministrit, njëkohësisht dhe Ministër i Jashtëm i Kosovës ka parashikuar të kryej në Serbi në fund të Prillit, ka tronditur dhe ka revoltuar opinionin Serb.
Vizita e mundshme e Thaçit në kryeqytetin serb vjen pas vizitës zyrtare të homologut të tij, Ivica Daçiç, në Prishtinë në konferencën “Western Balkans’ 6”, ku morën pjesë ministrat e jashtëm dhe të transportit të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Mediat e Beogradit kanë publikuar masivisht reagimet e ashpra dhe mosbesuese të qytetarëve dhe opinonit të gjerë në lidhjeme këtë vizitë.
Ndërkohë në portalin “B92” dhjetëra qytetarë serbë kanë dërguar komente ku kërkojnë arrestimin e ish-liderit politik të UÇK-së, për të cilin shteti serb kishte lëshuar fletëarrest në vitin 1999.
Ja cilat kanë qenë disa nga komentet e bëra në lidhje me vizitë e Thaçit në Beograd. “Ja rasti për ta arrestuar atë në bazë të fletëarrestit”, “A është kjo e mundur!? Kjo Qeveri e ka humbur kompasin tërësisht”, “Ja edhe rasti ideal që krimineli i luftës Hashim Thaçi, i njohur si komandant ‘Gjarpri’ të arrestohet dhe të sillet para drejtësisë”, “Ky do të ishte poshtërimi më i madh që mund t’i bëjmë vetes”, “Ky është përfundimisht fundi i Serbisë”, “Nëse kjo është e vërtetë, kam vetëm një pyetje: A jeni ju normal? Dërgojeni edhe në Skadarli për ta shijuar muzikën e gjallë”.
Nga ana tjetër, analistët mendojnë se kjo vizitë do të mund të ndihmonte dialogun dhe shtensionimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.