Një 63-vjeçar nga Vora është lënë në arrest me burg, pas denoncimit që i ka bërë djali i tij “për kryerjen e veprimeve të turpshme” me mbesën.
Djali i 63-vjeçarit pretendonte se ngjarja ka ndodhur dy vite më parë, në 2015-ën, kur ata kishin ardhur me pushime një Shqipëri nga Italia, ku dhe jetojnë.
Akuza u ngrit pasi prindërit ngritën dyshime nga vizatimet që vajza e tyre e mitur bënte. Në Itali ajo i është nënshtruar testit psikologjik, ku ka pranuar që gjyshi e prekte në vende intime.
Por i akuzuari Xhemali Picari tha se i mohon akuzat dhe pretendon se djali i tij dhe nusja kanë inskenuar gjithçka për t’i marrë shtëpinë.
GSH shkruan se gjatë dëshmisë së tij në gjykatë Picari tha se “mund të ketë rastisur që kam qënë lakuriq në shtëpi, por kurrsesi s’kam prekur mbesën. Djali dhe nusja kanë qëllim të më marrin shtëpinë”./tesheshi.com/