Rastet e fundit të mbytjeve nëpër plazhe, në këndvështrimin e ish-kreut njëmujor të LSI-së dhe ish-ministrit të Drejtësisë në qeverinë Rama, Petrit Vasili, janë pa dyshim përgjegjësi e qeverisë.
Ai ka sulmuar dikasterin e drejtuar nga Auron Tare, Agjencinë e Bregdetit, por pa ia përmendur emrin, duke e përqëndruar sulmin e tij në mënyrë nominale tek Rama.
Edhe pse ky i fundit e ka sqaruar gjatë një replike me një komentues se të katër viktimat e detit të ditëve të fundit nuk e penalizojnë në asnjë rast shtetin, për njeriun besnik të Ilir Metës mbytjet i ka “shkaktuar” Rama
“Tragjike mbytjet e qytetarëve në plazhet e Shqipërisë.
Vetëm kryeministrit, këtij që vë nota, nuk i dhemb për qytetarë që humbin jetën në këto plazhe.
Kjo Agjencia e Bregdetit që ka pargjegjësi dhe detyrë ruajtjen e bregdetit dhe qytetarëve që frekuentojnë plazhet, notën e ka zero pas tragjedive që s’ kanë të mbaruar dhe pas plazheve të ndotura. Këtë notë ia vënë përditë mijëra qytetarë.
Po këta që marin zero nuk largohen, njësoj si kryeministri në Trieste edhe ky i agjencisë së bregdetit.
Ndaj gajasuni, por edhe indinjohuni me notat që vë kryeministri zero, që adhuron zeron dhe zeroxhinjtë”, shkruan Vasili në FB.
Siç mund të kuptohet lehtë gjuha e tij është ajo e një force politike që ka premtuar “t’i bëhet ferrë” Ramës, pasi u ndëshkua prej kryeministrit dhe kreut socialist duke rënë në opozitë mu në kulmin e pushtetit, pas 8 vitesh pjesë e koalicioneve qeverisëse. /tesheshi.com/