Kryeministri Rama ka përcjellë e trishtë të jetëve të humbura pas tërmetit të mesnatës, ku ndryshe nga të tjerër pararendës, ku veçojnë ato të shtatorit, ka shembje pallatesh banimi, në Durrës e Thumanë.
“Goditja e fuqishme e tërmetit ka krijuar pasoja të rënda dhe fatkeqësisht kemi jetë të humbura. Të gjitha strukturat e shtetit janë në këmbë qysh në momentet e para pas goditjes. Punohet intensivisht për të shpëtuar çdo jetë të mundshme në disa pika fatale në Durrës e Thumanë
Eshtë një moment dramatik ku sidoqoftë duhet të ruajmë me çdo kusht qetësinë, të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit e ta përballojmë këtë goditje SE BASHKU”, shkruan Rama.
Ndërkohë, në terren është dhe presidenti Meta, i cili po viziton Thumanën, atje ku janë shembur tre pallate, e po ashtu edhe kreu i opoizitës Basha.
“Situata mjaft dramatike. Po behet çdo përpjekje për të nxjerrë banorët nën rrënoja”, është shprehur Meta.
/tesheshi.com/