Dashuri e pafund dhe shumë prekëse. Është një takim me të vërtetë i veçantë ai i Jay Clarke dhe bashkëshortes së tij me orangutangun Rajang. Çifti, gjatë një vizite në kopshtin zoologjik të Colchester në Britaninë e Madhe është afruar pranë xhamit që i ndante nga orangutangu.
Gruaja ka vendosur pranë xhamit barkun e saj të fryrë nga shtatzënia dhe ajo që ka ndodhur është me të vërtetë e pabesueshme. Kafsha fillimisht ka përkëdhelur përmes xhamit barkun e gruas dhe më pas e ka puthur atë. Gruaja ndodhet në muajin e 37-të të shtatzënisë.
Jay Clarke tregon se për të kuptuar nëse sjellja e kafshës ishte e rastësishme, ka provuar të afrohet edhe ai tek xhami, por nuk vuri re ndonjë sjellje të tillë të kafshës ndaj tij. Bëhet fjalë për një gjest dashurie në mënyrë spontane, të cilin Rajang e ka përsëritur disa herë me barkun e gruas. Shikojeni vetë dhe videon./tesheshi.com/