Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    OBSH-ja, thirrje për të plagosurit në Gaza

    OBSH-ja, thirrje për të plagosurit në Gaza

    A është një krizë në BE në horizont?

    A është një krizë në BE në horizont?

    Gruaja e paturp që bëri me turp murgjit budistë

    Gruaja e paturp që bëri me turp murgjit budistë

    “Hedhja në erë” e një ushqimi për afro 30 mijë fëmijë të urritur

    “Hedhja në erë” e një ushqimi për afro 30 mijë fëmijë të urritur

    Fjalimi i parë i presidentit sirian pas sulmit izraelit

    Fjalimi i parë i presidentit sirian pas sulmit izraelit

    Mburrja: Nga unë, tjetër recetë në Coca-Cola!

    Mburrja: Nga unë, tjetër recetë në Coca-Cola!

    Orë të vështira për qeverinë e re siriane

    Orë të vështira për qeverinë e re siriane

    Pse Izraeli po sulmon tani dhe Sirinë?

    Pse Izraeli po sulmon tani dhe Sirinë?

    Siria sërish në luftë: sulmohet nga Izraeli

    Siria sërish në luftë: sulmohet nga Izraeli

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Lodrat e fëmijëve në Kosovës (dhe jo vetëm): të luash me shëndetin!

by te Sheshi
28/07/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Lodrat e fëmijëve në Kosovës (dhe jo vetëm): të luash me shëndetin!

Nga Bashkim Kastrati

Lodrat të cilat gjendën dyqane të ndryshme në Kosovë mund të kenë përmbajtje të ndryshme kimike, të cilat janë të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve. Duke marrë parasysh këtë fakt Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së bashku me Doganën e Kosovës patën dërguar mostra të këtyre lodrave në një laborator të Italisë dhe rezultatet që kanë ardhur në fillim të vitit 2013 kanë treguar se disa nga lodrat kanë përmbajtje të ndryshme kimike. Por edhe përkundër këtij fakti, lodra të tilla mund të shohësh për çdo ditë në dyqane të ndryshme të Kosovës, të cilat paraqesin rrezik për shëndetin e fëmijëve.

Nje pjese e rezultatit nga testi___Fëmijët e Kosovës të rrezikuar nga lodrat me përbërje të ndryshme kimike

Rezultatet kishin dalë se 84% të lodrave të dërguara për testim të kenë nivel më të lartë të ftalatës dhe po aq nga to nuk i kishin kaluar testet fizike dhe mekanike.

Ky material kimik ndërhyn në prodhimin e hormoneve riprodhuese te kafshët e gjinisë mashkullore dhe me gjasë kanë efekt të njëjtë edhe te njerëzit. Sipas të dhënave, fëmijët më të rrezikuar janë të vegjlit deri në moshën 3-vjeçare.

Gazeta Zëri pati siguruar dokumentin, në të cilin radhiten një nga një lodrat dhe produktet tjera të plastikës për fëmijë, që kanë rezultuar me përmbajtje të lartë të substancave të rrezikshme kimike. Edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka konfirmuar se këto lodra përmbajnë elemente kimike të rrezikshme të cilat dëmtojnë rëndë shëndetin e fëmijëve. Ndërsa Doganat e Kosovës edhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, e kanë mbajtur në sirtar këtë dokument duke e klasifikuar konfidencial që nga muaji mars i vitit 2013.

Lodrat të cilat më së shumti shiten në Kosovë, me çmime rreth 1 euro, biberonët për të porsalindur, makinat lodra nga plastika, kukullat barbi, revolet me ujë, është zbuluar se përmbajnë materie shumë të rrezikshme kimike. Kjo është vërtetuar në laboratorin e Institutit “Giocattoli Sicuri”.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës Adriatik Stavileci, ka thënë për tesheshi.com se gjatë vitit 2012 në bashkëpunim me Doganën e Italisë dhe MTI-në, janë dërguar për analiza mostra të lodrave në laboratorë italianë dhe se lodrat kanë qenë me origjinë kineze.

“Rezultat e laboratorit kanë theksuar se problemet e identifikuara kanë qenë dështimi tek testet fiziko mekanike si dhe nivel të lartë të ftalatës në disa prej llojeve. Si rezultat I këtyre rezultateve qeveria ka nxjerrë një udhëzim ku gjatë importit të lodrave kërkohet certifikata e konformitetit, të cilën e kontrollon dogana se a përputhet me importin kurse për përbërjen kompetentë është MTI. Obligimi i doganës shtrihet në fushë e vlerësimit tarifimit dhe mbledhjes së taksave”, ka thënë Stavileci.

Ja në cilat lodra gjenden materiet e rrezikshme

Këto materie të rrezikshme kimike janë konstatuar se gjenden në biberonët të cilët përdoren te shishet për fëmijë. “Nitrosamine” dhe “Nitrosatable” janë dy elementet e rrezikshme kimike që i përmban ky biberon për fëmijë, i cili gjendet në tregun kosovar.

Përveç këtyre dy elementeve kimike, ky biberon nga goma përmban edhe elementin tjetër tejet të rrezikshëm që është “Ftalatet” të cilat janë estere të acidit ftaleik. Në raportin laboratorik shihet se produkti “Baby Bottle Nipple”, që në shqip nënkupton biberon që përdoret për shishet e fëmijëve, nuk e ka kaluar testin kimik. Madje rekomandohet që ky produkt menjëherë të hiqet nga tregu.

Testin nuk e ka kaluar as produkti tjetër lodër-kukull për fëmijë “Children Toy –Doll”, i vlerësuar nga laboratori italian i rrezikshëm bashkë me lodrën tjetër kukull “Baby Doll Bebi”.

Lodrat tjera janë makinat lodër për fëmijë “Children toy cars”, të cilat nuk e kanë kaluar as testin fizik, mekanik dhe kimik. Edhe lodrat enigmë (Puzzle), në këtë raport laboratorik thuhet se nuk kanë kaluar asnjërin nga testet, kimik, fizik dhe mekanik.

Lodra tjetër, e cila nuk ka kaluar këtë test, është revole me ujë (Water pistol), po ashtu pozitiv në këtë test ka dalë edhe lodra – luftëtarë të vendosur, (Warriors set). Me materie tejet të rrezikshme kimike është vlerësuar edhe balona (Ballons), po ashtu lojë enigmë për fëmijë, figura të kafshëve, lodër buldozer, lodër lepur, si dhe biberoni për shishe të fëmijëve.

Këto 15 lloje të lodrave të cilat janë dërguar mostër në laboratorin italian, nuk kanë përmbushur asnjë nga standardet evropiane të cilat lejohen të vendosen në treg.

Kosova importon lodra të dëmshme nga Kina me vlerë 3 milionë euro

2Fëmijët e Kosovës të rrezikuar nga lodrat me përbërje të ndryshme kimike

Vendi që eksporton më së shumti lodra të tilla në Kosovë është Kina. Vetëm vitin e kaluar më shumë se 3 milionë euro kanë shkuar nga Kosova në Kinë për lodra fëmijësh. Mirëpo, vazhdon të mbetet shqetësuese përmbajtja kimike e lodrave të plastikës dhe kontrolli ndaj tyre.

Disa nga këto lodra dyshohet se përmbajnë dioksid titani, kalcium, zink, antimon, arsenik, barium, kadmium, krom, plumb, merkur, selenium etj. Kadmiumi, dioksidi i titanit dhe plumbi janë ndër kimikatet më të rrezikshme. Kadmiumi shkakton dhimbje muskujsh, ethe, dhimbje barku, dhimbje koke etj. Dioksidi titanit shkakton sëmundje kancerogjene. Po ashtu dhe plumbi shkakton tumor. Është një listë e gjatë përbërësish që mund të shkaktojë ç’rregullime të organizmit, ndaj duhet bërë një kontroll i rreptë dhe heqje nga tregu i produkteve me përmbajtje të lartë kimikatesh.

Tesheshi.com ka pyetur disa qytetarë në lidhje me këtë çështje, por shumica e qytetarëve nuk kanë dëgjuar se lodrat mund të paraqesin rrezik për shëndetin e fëmijëve.

Miradija, nën e dy fëmijëve thotë se nuk ka dëgjuar për një rrezik të tillë, ndërsa u bën thirrje institucioneve që të kujdesën për gjera të tilla.

“Nuk kam dëgjuar më parë për këtë që mund të ketë rrezik nga lodrat për fëmijë. Shpresojmë që institucionet të jenë të kujdesshme që mos të lejojnë produkte të tilla, sepse ne qytetarët nuk dimë këso punësh se cila mund të jetë e rrezikshme dhe kur po e kërkojnë fëmijët një lodër patjetër po duhet me ua ble”, thotë ajo.

Duke marrë parasysh këtë situatë dhe rrezikun potencial që paraqet prania e këtyre lodrave për fëmijët, institucionet si Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë në bashkëpunim me institucionet tjera kompetente duhet të merren më seriozisht për largimin e këtyre lodrave nga tregu i Kosovës. /tesheshi.com/

Related Posts

Francesca Albanese dhe përpjekjet e saj për prishjen e marrëveshjes BE-Izrael
Kryesore

Francesca Albanese dhe përpjekjet e saj për prishjen e marrëveshjes BE-Izrael

17/07/2025
Rama, fjalim me citate profetike në vlerësim të një lideri arab
Kryesore

Rama, fjalim me citate profetike në vlerësim të një lideri arab

17/07/2025
Vendim mbi qelitë e tej detit ku vuajnë dhe dhjetra shqiptarë
Sociale & Shoqëri

Vendim mbi qelitë e tej detit ku vuajnë dhe dhjetra shqiptarë

17/07/2025
Next Post
Deutsche Welle: Gjermania ka nevojë për azilkërkuesit nga Ballkani!

Deutsche Welle: Gjermania ka nevojë për azilkërkuesit nga Ballkani!

Papa në Twitter iu drejtohet të rinjve: Mos kini frikë nga martesa!

Papa në Twitter iu drejtohet të rinjve: Mos kini frikë nga martesa!

Ja çfarë ka të veçantë 37-vjeçarja Jia Jia që është futur në librin e rekordeve Guiness

Ja çfarë ka të veçantë 37-vjeçarja Jia Jia që është futur në librin e rekordeve Guiness

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan, mesazhe të forta për Sirinë, Izraelin e puthadorët e këtij të fundit

Erdogan, mesazhe të forta për Sirinë, Izraelin e puthadorët e këtij të fundit

17/07/2025
Francesca Albanese dhe përpjekjet e saj për prishjen e marrëveshjes BE-Izrael

Francesca Albanese dhe përpjekjet e saj për prishjen e marrëveshjes BE-Izrael

17/07/2025
Rama, fjalim me citate profetike në vlerësim të një lideri arab

Rama, fjalim me citate profetike në vlerësim të një lideri arab

17/07/2025
Rrëzimi Boeing 787 të Air India: mos piloti ishte në depresion?!

Rrëzimi Boeing 787 të Air India: mos piloti ishte në depresion?!

17/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Bota dhe Rajoni
  • Analizë
  • Reportazhe
  • Retro
  • Arkiva
  • Redaksia
  • Kontakti

Na ndiqni