Një video shokuese vjen nga Manhatani. Aty, një njeri që tenton ta mbulojë një të pastrehë të shtrirë në trotuar, madje duke hequr xhupin e tij, sulmohet sakaq nga ky i fundit brutalisht, duke i rrëmbyer portofolin pas një përleshjeje.
Xavier Israel, 25 vjeç, i cili ishte shtrirë në një trotuar, nuk u prek aspak nga gjesti i një 59-vjeçari, por “hoqi maskën” e një varfanjaku dhe nisi ta sulmojë për t’i marrë paratë.
Israeli u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua pak kohë më vonë në West 41st St. dhe 5th Ave., thanë burimet.
Dëshmitarët i thanë policisë se Israeli i kishte futur para në pantallona dhe oficerët i gjetën atij afro 1500 dollarë, sipas burimeve.
Sulmi i së mërkurës shënoi herën e dytë në më pak se një javë që po ky person dyshohet se sulmoi një grua po në një situatë të ngjashme. /tesheshi.com/